Qetësohet situata në veri të Mitrovicës, një numër i vogël i qytetarëve ende të grumbulluar në Zveçan

Situara e krijuar në komunat veriore është shoqëruar me zhurmën e sirenës dhe sipas qytetarëve janë dëgjuar disa shpërthime.

E përderisa qytetarët në Mitrovicë u shpërndanë, në Zveçan, afër komunës, sërish u grumbulluan në numër më të vogël.

Anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal për katër komunat e veriut, siç bënë të ditur një ditë më parë, kanë tentuar sot të hyjnë në ambientet e këtyre institucioneve në veri të shoqëruar nga policia.

Në bazë të informacioneve të pakonfirmuara, ata fillimisht kanë shkuar në komunën e Zubin Potokut, e më pas në veri të Mitrovicës, raporton Kossev.

 

Lexo edhe:  Gruan nga Gjilani e kap radari 91km/h në zonën 50, dënohet me 200 euro dhe 3 muaj ndalim i vozitjes