Qeqa “godet” futbollistët e Kosovës: Njoni bojke filma, tjetri si mi pas dy komë të majta – i kërkoj falje syve

Gazetarja e sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qeqa Krelani, ka “thumbuar” futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës pas disfatës nga Norvegjia.

Qeqa nuk është shprehur aspak e lumtur me lojën e zhvilluar nga Kosova, por fajtor për një lojë të tillë nuk e ka lënë përzgjedhësin Franco Foda.

Qeqa ka fajësuar disa nga futbollistët e Kosovës, përfshirë këtu edhe yllin e përfaqësueses, Edon Zhegrovën.

“Janë do lojtarë që në vend se me pyet “Pse s’po m’shtin trajneri me lujt” duhet me pyt “Pse po m’shtin trajneri me lujt”. Valon Berisha bojke filma turk, ta merr menja është në kulmin e karrierës edhe sun e lshon fushën prej milionave qe ka me i hup. Ky Vojvoda ta merr menja te dyja komt i ka te majta. Se per princin e Kosoves, Edon Messin spo flas. Sonte e ka siguru kontraten me Barcelonen ama Juventusi s’pe le. Per keta tjert s’po flas sepse po me dhimbesn tipsat e thonjeve qe m’kan kushtu 15 euro”, thuhet në postimin e gazetares kosovare.

Qeqa ka shkuar edhe më tej duke i “kërkuar falje syve” për lojën jo të mirë të Kosovës.

“Kur ti nin gazetart te konvertuar ne menaxhera neper postime e debate sportive, qe na e kena Messin e Ronaldon ai pernime fillon me besu qashtu. I kerkoj falje syve te mi qe i lendova per 94′ minuta me kete loje qe e bonem sonte”, përfundon postimi i Qeqës

Kosova u mposht nga Norvegjia me rezultat 3:0, në miqësoren e zhvilluar në Oslo.

Të tre golat për Norvegjinë i shënoi sulmuesi Erling Haaland.

Lexo edhe:  I vazhdohet masa e paraburgimit veteranit të UÇK-së që u kap nga policia serbe