Qentë endacak kafshojnë një grua në Prishtinë
Teksa po ecte pranë Biblotekës Kombëtare, një grua është kafshuar nga qentë endacak të asaj zone.
Viktima ka marrë ndihmën nga ambulanca e ndihmës së shpejtë teksa lëndime trupore ka pësuar në këmbë, shkruan Jepi zë
Lajmin e ka bërë ditur duke postuar edhe foto nga vendi i ngjarjes gazetari Bashkim Vishaj.
“Kujdes nga qente endacak.
Nje grua sapo u kafshua nga ta tek Biblioteka Kombëtare” ka shkruar Vishaj
Problemi i qenve endacak në këtë zonë është shumë i theksuar, dhe se më të shqetësuar janë studentët dhe qytetarët që kalojnë në këtë pjesë./ Jepi zë