Qentë e Policisë me “meny speciale”, hanë mbi 55 mijë euro mish të terur

Policia e Kosovës ka dhënë një tender në vlerë të 55 mijë eurove për blerjen e mishit për qentë e tyre. Por, ajo që është interesante në këtë tender është se ky mish duhet të jetë i terur.

Qentë e Policisë së Kosovës duket se kanë goxha shije kur është në pyetje ushqimi.

Për ta edhe mishi duhet të jetë me i veçantë dhe i terur, shkruan Demokracia.com.

E për blerjen e tij është dhënë edhe një tender që kap shumën e mbi 55 mijë eurove.

“Furnizim me ushqim të terur për qentë zyrtar. Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët: 55,969.10 euro. Data e dhënies së kontratës 17.03.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 24.03.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 3. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “AL – TEC”, shkruan Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit është treguar me detaje përmbajta e këtij mishi.

“Specifikat që duhet ti përmbaj ushqimi i terur për qene zyrtar janë: Proteina, minimum 32% -Maximum 34%. Yndyra, minimum 22% Maximum 24%. Produkti duhet të përmbaje mish të shpendëve minimumi 42% ose mish të gjedhit minimumi 42 % mish peshku (Omega 3 dhe Omega 6). Paketimi i ushqimit duhet të jetë: 10 deri 20 kg. Paketimi i ushqimit duhet te këtë materiale për ruajtjen e vlerave ushqyese te ushqimit. Ushqimi duhet te këtë afat te qëndrueshmërisë minimum 12 muaj e me shume. Ushqim për qen te rritur (Adult). Paketimi i Ushqimit duhet te këtë material për ruajtjen e vlerave ushqyese te ushqimit me standarde BOPP/PET met/LDPE”.

Në tenderin e dhënë nga Policia është treguar se me 55 mijë euro është paraparë të blihen 15 mijë e 334 kilogramë mish të terur

Lexo edhe:  Shkoi për të dërguar lule tek varri i gjyshit, gjen se mbi të i është ndërtuar një shtëpi- Nipi përfundon në polici