Qengji shoqëron votuesen në qendrën e votimit në Stamboll
Një votuese turke ka mbërritur në një qendër votimi në Stamboll për të votuar së bashku me një qengj të bardhë.
Përdoruesit e mediave sociale shpërndanë video të votueses dhe qengjit të saj në kutinë e votimit.
Sot në Turqi mbahet rundi i balotazhit në zgjedhjet presidenciale.
Mbi 60 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhim ndërmjet presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.