Qëllohet për vdekje prezantuesja 29-vjeçare, motra e ish-futbollistit

Prezantuesja dhe modelja Paola Salcedo , motra e futbollistit Carlos Salcedo, u vra në një sulm me armë në komunën e Huixquilucan, Meksikë.

Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit të Meksikës (FGJEM) konfirmoi vdekjen e 29-vjeçares, e cila prezantoi programin ‘Lideres del Rebano’.

Një nga hipotezat që po punojnë hetuesit e policisë është se Paola Salcedo u vra në një tentativë grabitjeje.

Lexo edhe:  “Stresin, fejesat, problemet me lukthin, me fatin..”, çka pretendonte që shëronte Bio Mulaku i arrestuar për mashtrim