“Që 5 herë më ik nga shtëpia, i kanë dhënë drogë” – Flet nëna e vajzës që u raportua e zhdukur

A.I. nga qyteti i Vitisë tash e gjashtë ditë është larguar nga shtëpia e saj. Familjarët e 12-vjeçares ende nuk kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e të bijës.

Nëna e A.I. tha se vajza është larguar nga shtëpia për të pestën herë dhe që gjatë bisedës me të bijën ajo i kishte thënë se disa persona i kishin dhënë për të pirë lëndë narkotike, njofton Klan Kosova.

Andaj 6 muaj më parë për këtë rast sipas policisë dy persona kanë qëndruar në paraburgim pasi të njëjtit dyshohet të kenë pasur kontakt me të miturën dhe që të njëjtit janë në procedurë gjyqësore. Nga gjykata e kishin të pamundur të sqarohen në ditë vikendi, derisa nuk dihet nëse largimi i tanishëm i miturës lidhet me personat në hetim.

Ndërsa të premten familjarëve iu erdhi një mesazh nga numri i bijës duke ju thënë se ajo gjendet në spital.

Për largimin e fundit nga shtëpia të 12-vjeçares u njoftuan edhe organet e rendit të premten dhe që të njëjtit tani po merren me hetime.

Lexo edhe:  Petkoviq thotë se Pantiq është liruar nga masa e arrestit shtëpiak: Do të mbrohet në liri