“Pushkës i ke thënë kaka kur kam luftu une” – Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit

Një debat për seancat e fundit të Gjykatës Speciale i ka vënë në përplasje të ashpër ish-deputetët Nait Hasani dhe Gani Geci, njëkohësisht ish-luftëtarë të UÇK-së.

Fillimisht Geci lidhet në debat duke e pyetur ish-deputetin Fatmir Humolli se a e di kur ia kanë arrestu ushtarin e tij më të mirë, Mujën. Tutje shton se ish-presidenti Hashim Thaçi e ka themeluar Gjykatën Speciale.

“A e di zotëri Humolli kur ta kanë arestu ty Mujën? A e di z. Humolli se unë e di kur ia kanë arrest ushtarin ma të fortë, Mujën?”

“Unë jam Gani Geci. Nana jem e ka emrin Rabë, baba jem Adem. I kam dajtë në Izbicë, Gjykatën Speciale e ka maru Hashim Thaçi, nuk e ka maru për veti, por për të tjerët. Se kur e ka marrë vesh që po dojnë me arrestu atë, ka tentu me zhbë por nuk ka leju VV”, thotë Geci.

Humolli i kthehet duke i thënë se “Ky është paragjykim”.

Geci më pastaj reeagon se dëshmia e Fadil Gecit është kundër komunikatës numër 59.

Lexo edhe:  Hoxhë Fatmir Latifaj për nismën e largimit nga feja islame: E drejtë e gjithsecilit të shprehet lirshëm