Puno punëtorët e sektorit privat, merr pare vetëm ata të shtetit: Kjo është receta për ta mbushur Gjermaninë

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka kritikuar veprimin e qeverisë që t’ua ndajë 50 deri në 60 euro vetëm punëtorëve të sektorit publik e jo edhe të atyre privat.

Buzhala e ka quajtur veprim diskriminues madje edhe antikushtetues.

Tutje ai ka shtuar se me këto taktika po mbushet tregu gjerman me punëtorët kosovar.

“Me keto taktika nuk zhvillohet shteti, por mbushet tregu gjerman me punetore kosovar”, ka shkruar Buzhala.

Postimi i plotë:

Qeveria prap paska vendose me i pagu punetoret e sektorit publik me nga 50-60 euro. A eshte ky shtet edhe i punetoreve te sektorit privat? Apo ata duhet vetem me i grahe punes qe me e mbushe buxhetin per kta publiket edhe me e mshele gojen. Ky eshte diskriminim, madje veprim antikushtetues. Me keto taktika nuk zhvillohet shteti, por mbushet tregu gjerman me punetore kosovar.

Lexo edhe:  Sa kushtojnë gomat e dimrit dhe montimi i tyre këtë vit?