Punëtori i kompanisë “Aring” rrëzohet nga një lartësi, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Një rast i tillë ka ndodhur të enjten në punishten e kompanisë “Aring” në Prizren, ku një punëtor po dyshohet se nga pakujdesia ka rënë nga një lartësi

Siç mëson Sinjali, viktima është një 48-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në QKUK nga Spitali i Prizrenit ku është trajtuar fillimisht.

Sipas informacioneve të para, viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdon trajtimin mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes foshnja një muajshe në Skënderaj