Punëtori i gurthyesit lëndohet në vendin e punës, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Cërnillë te Ferizajt, ku një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës te gurthyesi ‘Beni 1’.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 45-vjeçari ka shkuar atje me lëndime në kokë, të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar nga një pjesë metali.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashkë me Inspektorët Komunalë kanë dalë në vendin e punës për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtësr dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Lexo edhe:  Ajtenja nga Mitrovica ndër 100 gratë me më ndikim në Turqi: Profesoreshë në disa universitete ndërkombëtare