Punëtori i ‘Ex Fis’ ia mbushi klientit veturën me naftë në vend benzinës, pesë persona bëhen llom mes vete në Lipjan
Një rrahje mes disa personave është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Babush i Muhaxherëve në Lipjan, ku u përfshinë një punëtor i pompës së derivateve ‘Ex Fis’, një klient dhe disa loop persona tjerë.
Sinjali mëson se në rrahje janë përfshirë gjithsej pesë persona, ku tre nga ta kanë përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përleshjes.
Motivi që çoi deri te konflikti dyshohet të jetë shkaku se punëtori i pompës ia kishte mbushur klientit veturën me naftë në vend të benzinës, gjë e cila kishte bërë që klienti të revoltohet.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë arrestuar pesë personat e dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje’.