Punëtori 23 vjeçar i kompanisë “Haki Novolani” rrëzohet nga çatia, nisin hetimet

(Foto është ilustrim nga puna e kësaj kompanie)

Një punëtor është rrëzuar nga çatia dje derisa ishte duke punuar në një objekt në Vushtrri.

Gazeta Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për punëtorin 23 vjeçar me inicialet E.A të kompanisë “Haki Novolani” nga Vushtrria.

Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se kanë nisur hetimet.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një çati, është rrezuar dhe ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës.

Kompania në fjalë nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetarëve.

Lexo edhe:  Incident me mëngjes në Pejë, gjuhet me armë një mishtore