Punëtorët e QKMF-së në Malishevë nga e mërkura në grevë: S’punojmë më për 270 euro

Punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë nga e mërkura do të fillojnë me grevë dhe protesta.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi.

Ai tha se punëtoret e QKMF-së në Malishevë nuk do të punojnë më për vetëm 275 euro.

Sipas tij protestat dhe grevat do të vazhdojnë deri në momentin që pagat e tyre do të ngriten në 405 euro.

“Punëtorët teknik të QKMF së në Malishevë nuk punojnë më me 275 euro ata nga e mërkura fillojnë me protesta dhe greva , kur paga do të jetë sikurse te tjerët 405 euro, ather pushojnë grevat dhe protestat”, ka thënë Azemi.

Lexo edhe:  Kërcet dajaku në një rrugë në Gjilan, Policia kap në flagrancë dy të rinj duke u rrahur – zbulohet motivi