Punëtorët e ndërtimit “piqen” në diell duke punuar, gazetarja shkon i interviston dhe sjell pamje të dhimbshme
Përderisa në Kosovë po mbizotërojnë temeperaturat e larta, njëkohësisht institucionet shëndetësore dhe ato të parashikimit të motit bëjnë thirrje për kujdes.
Por, ka nga ata njerëz që edhe në këto temeperatura janë të obliguar të punojnë në kushte të tilla, shkruan lajmi.net.
Këtë më së shumti po e vuajnë punëtorët e ndërtimit, të cilët pavarësisht temperaturave të larta dhe thirrje për kujdes nga dielli, ata vazhdojnë punën.
Ekipi i lajminet ka parë nga afër se sa të vështirë e kanë punën dhe kushtet klimatike punëtorët e ndërtimit, ata shprehën se janë edhe të ‘’lodhur’’.