Publikohet një video, pretendohet se Faton Hajrizi e ka vjedhur një biçikletë në Lloznicë

Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe dje gjatë ditës. Hajrizi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e tij.

Identiteti i tij u konfirmua tek në mbrëmje. Mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi, teksa kanë publikuar edhe një video ku pretendojnë se Faton Hajrizi është duke vjedhur një biçikletë në Lloznicë.

Sipas një versioni të tyre, Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë

Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.

‘Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi policia e plagosi Hajrizi filloi të çalojë, ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt”, shkruan Blici serb duke u thirrur në hetues policor.

https://www.novosti.rs/hronika/zlocin/1390525/ekskluzivan-snimak-ovako-albanac-ubica-sunjao-loznici-krio-policije-pogledajte-sta-uradio-video

Lexo edhe:  Konflikt për ndarjen e pasurisë mes vëllezërve Terziu në Viti, 54-vjeçari përfundon në pranga