Publikohet një video e Policisë së Kosovës duke luajtur futboll me fëmijët serbë në veri

Situata në Banjskë të Zveçanit duket se është më e qetë se e diela e 24 shtatorit. E pavarësisht detyrave operacionale, policia po gjen kohë edhe për rekreacion.

Tashmë janë publikuar pamjet ku shihet një zyrtar i njësisë speciale teksa luan futboll me fëmijët serbë.

Të dielën e 24 shtatorit u krye një sulm terrorist mbi policinë e Kosovës, të cilët kishin shkuar t’i heqin dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Hajnat në Pejë thyejnë muret e barnatorës dhe avullojnë barna në vlerë të 10 mijë euro dhe 500€ cash