Publikohet fotoja, ky dyshohet se është portugezi që vrau biznesmenin shqiptar në Shëngjin

Policia e Shtetit në Shqipëri ditën e sotme konfirmoi se vrasja e Ardian Nikulaj një javë më parë në Lezhë është kryer për gjakmarrje dhe ka njoftuar se gjashtë persona janë shpallur në kërkim.

Personi që dyshohet se kreu krimin është shtetas portugez, Ruben Saraiva. Ai, katër shtetas britanikë dhe shqiptari Edmond Haxhia, po dyshohen se organizuan dhe ekzekutuan biznesmenin Nikulaj.

A2 CNN ka publikuar një foto, në të cilën raportohet se është portugezi Saraiva.

Porositësi dhe financuesi i vrasjes, mësohet se ka qenë Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh.

Lexo edhe:  Gjendja e 24-vjeçarit të therur në Gjilan e rëndë, transferohet në Intensive