Pse nuk po i shkon ‘mirë e mbarë’ Kurtit si në zgjedhjet e kaluara?

Para katër vitesh, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte më të lehtë konstituimin e Kuvendit, pasi seanca nuk ishte shtyrë dhjetë herë, por qysh në të parën, kryetar i Kuvendit, ishte bërë Glauk Konjufca.

Seanca ishte mbajtur më 22 mars 2021, ashtu siç e kishte caktuar atë kohë ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Së bashku me Konjufcën, u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë: Saranda Bogujevci (LVV), Bedri Hamza (PDK) dhe Kujtim Shala (LDK). Nga komuniteti serb u zgjodh Sllavko Simiq dhe Bekim Arifi nga komunitetet joserbe.

Qeveria Kurti 2 kishte marrë 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim. Ndërkaq, në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025, Vetëvendosje ka rënë për 10 vota, duke marrë vetëm 57 vota pro, 47 kundër dhe tre abstenime.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar 50.28% të votave, përkatësisht 58 ulëse në Kuvend. PDK kishte 19 deputetë, LDK kishte 15 dhe AAK tetë deputetë.

Por, kështu “mirë e mbarë”, nuk i eci Kurtit, ani se synim kishe “500.000 mijë zemra”, fatkeqësisht i arriti vetëm 396,787 “zemra” ose 42.30 për qind. Derisa, partitë tjera opozitare arritë, si: Partia Demokratike e Kosovës arriti të renditet e dyta me 196,474 vota (20.95 për qind), tutje, LDK e treta me 171,357 (18.27për qind) dhe AAK-Nisma me 66,256 vota (7.06për qind).

Kjo përbën një rënie prej 9.98 për qind Vetëvendosjen, ku slogani i vitit 2021 “Krejt dhe Drejt” pati më shumë ndikim te masa sesa “Cep më cep”.

Habia më e madhe për qytetarët ishte propozimi për kryetare të Kuvendit nga kjo parti, Ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Edhe pse ishin përfolur emra si deputetja Mimoza Kusari, por emri i Haxhiut u pa si i papritur. Kjo zgjedhje u përfol se ishte një “taktikë” e Vetëvendosjes për të fituar kohë, pasi nuk i kishte numrat për formimin e Qeverisë, duke krijuar kështu një ngërç politik.

Lexo edhe:  Biznesmeni Naser Imeri, i dhuron një banesë tri dhomëshe një familjeje në Mitrovicë

Partitë opozitare si LDK, PDK dhe AAK janë shprehur hapur se kjo kandidate nuk është e duhura për këtë pozitë dhe se nuk përfaqëson denjësisht institucionin e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, një ditë pati deklaruar se: “Tri mesazhe kam nga holli i Kuvendit. Demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim. Institucionet janë të popullit, të asnjë partie politike të veçantë. Duhet ta kuptojnë të gjithë që koha e sundimit njëpartiak ka përfunduar”.

Derisa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosoves, ishte deklaruar se: “A po e kuptoni tani, se pse me të tillët nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë… Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë.”

E ai i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë: “Sikur ta kishte shumicën, do të mund të votonte jashtëligjshmen. Duke mos e pasur shumicën, kjo është situata, nuk e di si do të rezultojë më tutje. E kemi thënë herët që jemi të interesuar për konstituimin e Kuvendit sepse ashtu fillon edhe afati ligjor për formimin e qeverisë. Dhe jemi të interesuar që pas dështimit, ta mbështesim formimin e qeverisë nga opozita.”.

E papritshme në këto zgjedhje ka qenë edhe një emër, si ai i Fatmir Limajt të Nismës, partia e të cilit me tre vota mund t’ia lehtësojë formimin e qeverisë Albin Kurtit.

Këtë vitë, VV-së nuk i eci as me Listën Serbe, pasi që kjo parti nuk e ka përkrahjen e tyre, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, kësaj radhe këta edhe u deklaruan publikisht se nuk do të votojnë pro në Kuvend.

Përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të vazhdojnë nesër, nga ora 10:00, ku pritet të shihet se a do të ketë ndonjë gjë të re, apo një ripërsëritje.

Lexo edhe:  Dyshohet se një person është gjetur pa shenja jete në pendën e Livoqit

E reja do të ishte nëse Vetëvendosja do ta propozonte një emër tjetër për kandidatë të Kuvendit, por mbetet të shihet nëse kjo parti do të insistojë sërish në kandidaturën e Haxhiut. Ndërkohë, që partitë opozitare kanë sugjeruar emra të tjerë, si Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi, se për ta nuk do të kishte problem të votonin pro saj apo tyre.

Vlen të përmendet se arsyetimi për mosvotimin për kryetare të Kuvendit të deputetës Haxhiu, ndërlidhet me qasjen e saj ndaj këtyre partive opozitare.