PSD me aksion, ngjyrosin me të zezë dritaret e ndërtesës së Qeverisë

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet e fundit në veri.

Ata me ngjyrë të zezë kanë ngjyrosur dritaret e ndërtesës së qeverisë, që sipas tyre tregon se mbylljen karshi qytetarëve.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Kurti ka vendosur në terr informativ gjithë qytetarët për zhvillimet në veri dhe propozimin franko-gjerman.

Lexo edhe:  “Me bo zhurmë, t’gjujna”: Hajni e mbyll në dhomë një grua në Podujevë, vjedh stoli në vlerë të 7 mijë eurove