Protesta e pensionistëve serbë në Veri, Policia: Ishin rreth 1800 persona, kanë ardhë edhe nga qytete tjera

Pensionistët serbë sot në Mitrovicë të veriut kanë mbajtur një protestë, pasi që Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që dinari të largohet nga qarkullimi ndërbankar.

Për protestën e serbëve, Policia e Kosovës kanë dhënë detaje.

Ata thanë se në këtë tubim ishin rreth 2000 persona dhe kishte nga ata që kishin ardhë nga rajone tjera të vendit me mjete të ndryshme transporti.

Policia po ashtu thanë se kjo protestë ka qenë e paralajmëruar konform ligjeve në fuqi.

Njoftimi i plotë nga policia:

Lidhur me protestën e mbajtur sot (12.02.2024 – ora 12:00) në shesh të Mitrovicës Veri, Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës.

Ashtu siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, protesta ka qenë e paralajmëruar nga organizatori, e që në këtë rast ka qenë shoqata e pensionistëve si dhe parimisht ishte marrë pëlqimi nga autoritetet komunale për shfrytëzimin e hapësirës publike.

Policia e Kosovës ç’do herë ka njohur dhe njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1.800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura, ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar e qetë pa ndonjë incident.

Lexo edhe:  Dilleri i njohur në Prizren bie sërish në prangat e Antidrogës, kapet në flagrancë me narkotikë