Propozohet uniforma për veteranët e UÇK-së
Ferid Berisha, “Shkupi”, ish-epror i Njësitit Special të UÇK-së, 111 ka themeluar fondacionin “Don’t Forget” dhe ka propozuar uniformën e veteranit të UÇK-së.
Zyrtarizmi i kësaj uniforme që u ekspozua për herë të parë në Uashington në Lutjet e Mëngjesit, po shqyrtohet nga Shoqata e Veteranëve në Kosovë.
Ajo është propozuar që të jetë uniforma e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.