Propaganda e Petkoviqit: Policët u arrestuan në Rashkë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është paraqitur në një konferencë të jashtëzakonshme pas kidnapimit të policëve në Jarinjë.

Ai e shfrytëzoi këtë paraqitje para gazetarëve për të shpërndarë dezinformata të plota.

Veç kësaj, Petkoviq propagandoi se të njëjtit policë janë arrestuar në Rashkë dhe se nuk e kanë shkelur Rezolutën 1244.

“Kjo bandë është arrestuar në ora 12:38 thellë në territorin e Serbisë qendrore, afër fshatit Gnjilicë të Komunës së Rashkës. Pjesëtarët e policisë sonë nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe nuk e kanë shkelur Rezolutën 1244. të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Kumanovës”, tha Petkoviq.

Lexo edhe:  Hasiani kanos gruan me jetë, ajo lajmëron policinë dhe tregon se burri i saj posedon armë