Pronari i ordinancës fizioterapeutike në Mitrovicë denoncohet nga pacientja për sulm seksual

Denoncimi i një 24-vjeçareje për një rast të sulmit seksual që pretendon se ka ndodhur në një ordinancë private në Mitrovicë, ka vënë në lëvizje Policinë. I dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe me vendim të prokurorit është lënë i lirë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Sinjali ka mësuar se 24-vjeçarja që e denoncuar rastin është një mërgimtare, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar se një fizioterapeut në ordinancës ku kishte shkuar për t’i kryer disa terapi, e ka ngacmuar seksualisht.

Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, e njëjta ka deklaruar se i dyshuari edhe e ka prekur në vendet intime, prandaj ka vendosur që ta çojë në Polici.

Pasi janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ky i fundit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual” dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Viktima femër shtetase e huaj ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas  intervistimit me vendim të prokurorit lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Lexo edhe:  Plagoset me armë një person në Vushtrri, Policia arreston të dyshuarin