Pronari i Golden Eagle që e përkrahu Kurtin: Nuk e kemi pritur këtë shtrenjtim të jashtëzakonshëm të rrymës

Nuk e kemi pritur këtë rritje kaq të jashtëzakonshme, në deri 260% më shtrenjtë”.

Kështu tha pronari i “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, për vendimin e ZRrE-së (të Qeverisë së Kosovës) për t’i vendosur në të ashtuqajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike: ku KESCO-ja, i vetmi ofertues, u ka ofertuar rrymën deri në 260% më shtrenjtë.

“Ne nuk kemi pritur që do të ketë një rritje kaq të jashtëzakonshme që prek shifrën mbi 200%, varion nga 200 deri në 260%, dhe kjo na shqetëson sektorin prodhues. Për shumë prodhues, sidomos prodhues që gjenden financiarisht me qëndrueshmëri të fortë mund të rrezikojë ekzistencën e tyre apo të ndikojë në zvogëlimin e të punësuarve”, u shpreh ai në “Konfront” të KTV-së.

“Neve na është detyruar të dalim në tregun e hapur, por në fakt kemi vetëm një ofertues dhe këtu nuk shoh liberalizim të tregut. Kemi marrë të vetmen ofertë nga ana e KESCO-s dhe është për 225%”.

Lexo edhe:  Dogana dhe Policia me aksion të përbashkët në veri: Konfiskojnë mall që dyshohet se është kontrabanduar