Pronarët e Mobishop ‘Qendra’ cak i të shtënave me armë, njëri prej tyre gjuajti si kundërpërgjigje

Një incident u shënua në orët e mbrëmshme të së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku u dëgjuan të shtëna armësh, derisa nuk u raportua për ndonjë të lënduar.

Sinjali mëson se cak i të shtënave me armë mbrëmë ishin pronarët e Mobishop “Qendra”, Nexhat dhe Bekim Halili, të cilët gjithashtu janë të dyshuar për rastin.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, fillimisht dy të dyshuarit që ndodhen në arrati, kanë shkuar te lokali i tyre dhe njëri ka shtënë me armë zjarri.

Si kundërpergjigje, i dyshuari Bekim Halili, ka gjuajtur po ashtu me armë, por s’ka pasur persona te lënduar.

Dy të dyshuarit kryesorë janë identifikuar dhe po kërkohen nga Policia, por akoma nuk janë kapur.

Lidhur me rastin u deklarua edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se ka konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë dhe shtatë fishekë.

Lexo edhe:  Rikthehen zjarret në Prevallë