Prokuroria Speciale ndalon dy persona, dyshohen për hyrje në sisteme kompjuterike dhe mashtrim
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndaluar sot dy të pandehur për 48 orë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale theksohet se [për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së.
“Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura”.