Prokuroria Speciale arreston një person në Mitrovicë të dyshuar për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot ka arrestuar një person në rajonin e Mitrovicës, si të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është A.V., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Pasi i dyshuari është arrestuar, Policia e Kosovës po vazhdon me bastisje në banesën e tij.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.”

Lexo edhe:  Hajnat i “bien” një marketi në rrugën Prizren-Suharekë, e vjedhin kadal-dal pa ngut