Prokuroria: Noizy duhet të kryejë testin psikologjik
Është rikthyer sërish në vëmendje konflikti mes dy reperave të njohur, Noizyt dhe Klevios, ditën e sotme. Ka qenë ky i fundit , i cili është njohur përmes avokatit të tij me një dokument, ku kërkohet kryerja e testit psikologjik të Noizyt dhe babait të tij.
Kjo pasi, Noizy e ka paditur Klevion se sjellja e tij në rrjetet sociale i ka shkaktuar ankth edhe frikë.
Në dokument shihet se prokuroria ka kërkuar caktimin e një psikologeje, që të kryejë vlerësimin e gjendjes psikologjike të Noizyt dhe babait të tij, duke iu përmbajtur disa pikave.
Sipas Kleviol Ahmetaj, nëse ato rezultojnë ashtu siç Noizy do, reperi nga Lushnja mund të përfundojë sërish në burg.