Prokuroria në Mitrovicë u bën thirrje të dëmtuarve nga Nazmi Mulaku për të dëshmuar në polici

Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë thirrje të gjithë personave të dëmtuar nga Nazmi Mulaku të lajmërohen në stacionin policor për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit dhe dëshmitarit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.” – thuhet tutje.

Nazmi Mulaku është arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës. Ai njihej me emrin “Nazmi Bio Mulaku”.

Lexo edhe:  Abelard Tahiri i përgjigjet VV-së për videon ndaj opozitës: Shpejt do ju përcjellim në shtëpia dhe burgje