Prokuroria kërkon masë të sigurisë ndaj Valon Sylës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gazetarit Valon Syla, i dyshuar veprat “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor” t’i shqiptohet masa “e ndalimit të afrimit vendit ose personit të caktuar”, në këtë rast që të mos i afrohet banesës apo vendndodhjes së viktimës.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar kryeprokurori Zejnullah Gashi, i cili ka thënë po ashtu se Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka nxjerrë vendim lidhur me masën e sigurisë. Të premten Syla, me vendim të Prokurorisë u dërgua në mbajtje.
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar për KOHËN se Syla dyshohet për dy vepra penale: “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Të hënën do të mbahet seanca e parë dëgjimore në orën 10:00.