Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me 3 viktima në Skënderaj

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është zyrtar policor dhe dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku në Skënderaj, ku humbën jetën tre persona, shkruan Jepi zë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet:

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet’.”

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata kompetente që të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin, në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i procedurës penale dhe parandalimi i ndonjë veprimi të mundshëm që mund të pengojë hetimet.

Lexo edhe:  Ish-diplomati i Millosheviqit: Nëse preken barrikadat do të bëhet luftë