Prokurori Muharrem Prekazi që udhëhoqi me sukses aksionin kundër krimit të organizuar në Vushtrri

Prokurori i guximshëm nga Mitrovica, Muharrem Prekazi, ka marrë vlerësime për udhëheqjen e aksionit të gjerë policor të zhvilluar më 21 shtator 2025 në Komunën e Vushtrrisë. Operacioni, i cili u realizua në fshatin Ropicë dhe në qytetin e Vushtrrisë, është cilësuar si një nga aksionet më të suksesshme të muajve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar.

Në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri, ekipi i udhëhequr nga prokurori Prekazi zhvilloi kontrolle në tri lokacione: dy shtëpi në fshatin Ropicë dhe një biznes në qytetin e Vushtrrisë.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan katër persona: Avdullah Gerbeshi (62), Rrahman Gerbeshi (44), Emin Gerbeshi (40) dhe Kadri Gerbeshi (51). Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale, përfshirë: mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, detyrim, kanosje dhe lëndim i rëndë trupor.

Ky operacion i suksesshëm është shembull i përkushtimit të institucioneve të drejtësisë dhe i profesionalizmit të prokurorit Muharrem Prekazi, i cili me vendosmëri dhe guxim po dëshmon se ligji dhe rendi mund të mbizotërojnë mbi çdo formë të kriminalitetit

Lexo edhe:  Humb jetën tragjikisht në Francë mërgimtari nga Kosova