Profili kriminal i të dyshuarit që shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, ajo i lutej që t’i fshinte fotot

Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për Altin Çokun, i cili dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes një 27 vjeçare pasi i publikoi fotografi intime.

Gjykata ka vendosur ta mbajë seancën të enjten, ndërkohë që prokuroria deklaroi se nga këqyrjet në sistem u konstatua se Altin Çoku rezulton me precedent të mëparshëm kriminalë dhe i dënuar.

Ai rezultoi i hetuar nga prokuroria e Krimeve të rënda dhe i shpallur fajtor për një rast ndaj mjekut psikiatër që shërbente në spitalin e Laçit. Kanosjet ndaj mjekut nisën në 2014 dhe sipas denoncimit të tij, ai u detyrua t’i japë gati 4 mijë euro.

Instituti i mjekësisë konstatoi se ai nuk kishte çrregullime të mendimit dhe gjykimit, dhe se prezantonte tipare të personalitetit narcistik.

Në kushtet aktuale deklaruan mjekët, i akuzuari nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjekësore pasi sjellja dhe gjykimi i tij janë tipare të personalitetit dhe prezantojnë një model mbi të cilin funksionon prej adoleshencës dhe rinisë së hershme, raporton TCH.

Lexo edhe:  Tragjike: Një 25-vjeçar në Prizren gjendet i vdekur