Profili i rremë i gruas pro-VV që shan Drenicën ka foton e vajzës së Arkanit

Një profil i një ‘gruaje të rreme’ me emrin “Alba Murtezi” që po bën namin me propagandë pro-Vetëvendosjes del të ketë fotografi të profilit hiç më pak se të bijës së kriminelit famëkeq, Arkanit.

Gazetari Berat Buzhala, shtroi pyetjen se kush po i krijon këto profile: Vetëvendosja apo UDB-ja e Serbisë?

Buzhala drejtoi edhe ndaj vetë Agjencionit Kosovar për Inteligjencë për t’i hetuar këto raste të propagandës në rrjete sociale.

”Nuk eshte vetem kjo Alba. Jane edhe dhjetera te tjera te kesaj natyre, qe nxisin urrejtje ndaj shqiptareve, flasin me admirim per krimet ne Drenice, edhe e perkrahin Kurtin”, tha ai.

Lexo edhe:  Teper nxehtë: Ky është parashikimi i motit për sot