Profesori nga Mitrovica, Ahmet Musa, që jeton në diasporë po do ta ndërtojë katedralen në Bajgorë

Profesori Ahmet Musa nga Mitrovica por që jeton në diasporë ka njoftuar fillimin e një iniciative për ndërtimin e një kishe katolike në Shalë të Bajgorës.

Në një postim të tij, ai shprehu besimin se, me ndihmën e miqve dhe mbështetje nga shqiptarët, si dhe nga të tjerë, katedralja do të realizohet në këtë zonë historike, shkruan Jepi zë

Musa theksoi rëndësinë e këtij projekti për forcimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të komunitetit lokal.

Postimi i plotë:

Ideja po avancon !
Me ndihmën e Zotit , me përkrahjen e miqëve , me mbështetjen e shqiptarëve dhe jo vetëm , Katedralja do ndërtohet në Bajgorë të Shalës së Bajgorës. Zoti i bekoftë shqiptarët , kudo ku ata ndodhën !
P.s. Mirëpresim dhe e konsiderojmë çdo ide e propozim për objektin për pamje sa ma madhështore e prezentativ .
Nga ekipi i projektorëve .

Lexo edhe:  Shtrenjëtohet edhe bureku në Prishtinë nga sot!