Profesori nga Mitrovica, Ahmet Musa, fillon iniciativën për ndërtimin e një kishe katolike në Bajgorë
Profesori nga Mitrovica, Ahmet Musa, ka filluar një iniciativë për ndërtimin e një kishe katolike në Bajgorë.
Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëatdhetarë , të nderuar shaljanë , të dashur bashkëvendas do dëshiroja ta di opinionin tuaj lidhur me idenë e ndërtimit të një kishe katolike në Bajgorë , katundit në të cilën gjendën ende gjurmët e kishave dhe toponimet e shumta që lidhën me të kaluarën e lashtë e të lavdishme të shqiptarëve në trevat e Shalës së Bajgorës.