Profesoresha nga Prizreni u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj, Policia nis hetimet

Sot ka ndërruar jetë profesoresha e Gjuhës Shqipe Lulije Kukaj Buzhala.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook duke kujtuar dhe vlerësuar figurën dhe rendësin që profesoresha ka pasur në shoqëri.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti u zbulua pasi kanë pranuar thirrjen për ndihmë në mesditë nga një familjare e të ndjerës, e cila i njoftoi se e ndjera dyshohet se kishte vdekur.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë hyrë në shtëpinë e viktimës, ku kanë hasur në trupin e pajetë. Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Këshilltari amerikan i jep mbështetje të madhe Serbisë