“Problemet kanë nisur përpara dy vitesh”- Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon detaje nga divorci dy këngëtarëve

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Arjon Bakaj, foli në “Shqipëria Live”për marrëdhënien e krisur e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj.

Ai tha se problemet mes tyre kanë nisur dy vite më parë, ndërsa prej një viti nuk jetojnë më bashkë. Për sa i përket kërkesës së gjykatës, Bakaj zbuloi më tepër detaje.

“Padia është kthyer mbrapsht sepse mungonin firmat. Kërkesa është bërë nga Xhensila. Bëhet fjalë edhe për një presion ushqimor 150 mijë lekësh, se aq e parashikon ligji.

Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë”, tha Artjon Bakaj-ish-konkurrent i Për’puthen.

“Është një e vërtetë që janë shumë pranë procesit t divorcit. Akoma nuk është bërë e ditur data e procesit të divorcit”, vijoi më tej Angjelin Dikolli-Gazetar.

Lexo edhe:  “Motra të tregoj se si të sillesh”, debat me tone të larta mes Shqipes dhe Albës