Prizren: Biçiklisi i dehur rrëzohet, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Behajdin Hallaqi” në Prizren, ku një person është vetaksidentuar derisa po e ngiste biçikletën.

Sinjalizuesit e Sinjalit thonë se aksidenti dyshohet që ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga biçiklisti, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit.

I lënduari është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, ku edhe po vazhdon trajtimin mjekësor.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur aksidentet e trafikut janë shkaktuar si pasojë e ngasjes së automjeteve nga shoferët e dehur.

Lexo edhe:  Në minaren e një xhamie në Malishevë, hëna zëvendësohet me shqiponjën dy krenare