Prit në ardhje e prit në kthim: Mërgimtarët po presin deri në 4 orë në pikën kufitare në Merdare

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre festat e fundvitit po kthehen në vendet ku punojnë.

Mirëpo edhe sikur herave tjera, ata sërish po përballen me kolona të gjata në pikat kufitare.

Në media është publikuar një foto nga pika kufitare në Merdare, ku sipas mërgimtarëve ata po presin deri në 4 orë.

Ndryshe mërgimtarët këtë vit janë ballafaquar edhe me probleme tjera, pasi pikat kufitare në veri ishin të mbyllura, poashtu edhe ajo në Merdare për disa ditë qëndroi e mbyllur.

Lexo edhe:  Këtë vit janë larguar më shumë pjesëtarë të FSK-së sesa në dy vitet e mëparshme