Prishtinë, tre persona lëndohen si pasojë e një aksidenti

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit sot në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

“Sot rreth orës 02:00 në  rrethin që lidhë rrugët UÇK dhe Tirana në Prishtinë  ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.  Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Kapet me 1300 euro një person në një pompë në Mitrovicë, ia kërkoi të burgosurit për t’ia falur dënimin