Prishtinë: Burri 37-vjeçar ushtron dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së mitur, përfundon në ndalim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari fillimisht është kapur me vajzën e tij të mitur, të cilën e ka sulmuar fizikisht. Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti ka ushtruar dhunë edhe ndaj gruas.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet  se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se e dhunuan 13-vjeçaren në Drenas