Prishtinë: Arrestohet 15-vjeçari, e rrahu motrën e tij

Një 15-vjeçar është arrestuar në Hajvali të Prishtinës pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuar është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollit te psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Policia, rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve për ndeshjen finale mes KB Trepçës dhe KB Yllit