Prishtinasja e kërcënon bashkëshortin që shkoi në diskotekë: Kom me t’vra nëse m’len

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Zakonisht viktimat që raportojnë dhunën janë gratë të cilat kërcënohen e sulmohen kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por një rast më ndryshe ndodhi në fshatin Llapnasellë të Graçanicës. Një grua dyshohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Një dalje e 28-vjeçarit në një nga lokalet më të njohura të kryeqytetit për jetë nate, u bë mollë sherri mes tij dhe bashkëshortes e cila po e priste në shtëpi.

Sinjali mëson se e mllefosur nga situata, gruaja dyshohet se ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në telefonin e të shoqit, të cilin ‘e ka paralajmëruar’ se do ta vrasë në rast se ndahet nga ajo.

Nga diskoteka, viktima shkoi drejt e në Polici ku denoncoi bashkëshorten e tij edhe për dhunë të vazhdueshme. Bazuar në dëshminë e 28-vjeçarit, bashkëshortja e tij tash e një kohë e dhunon psiqikisht dhe fizikisht.

E dyshuara është ftuar që të paraqitet në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  27-vjeçarja me probleme mendore sulmohet seksualisht nga një familjar në Mitrovicën e Veriut