Prishtinasi ushtron dhunë ndaj gruas pasi s’i mori leje për të shkuar te familja e saj, ajo e çon në polici dhe i zblulon edhe rastet tjera

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre, të cilët kanë frikë t’i denoncojnë në Polici.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën “Leka i Madh” në Prishtinë para dy ditësh, por është denoncuar tek dje nga një grua, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve ka deklaruar se rasti ka ndodhur pasi gruaja nuk e ka marrë lejen dhe pëlqimin nga ai për të shkuar te familja e saj.

Në anën tjetër, bazuar në deklaratën e viktimës, u kuptua se ajo është larguar nga shtëpia si pasojë e dhunës sistematike që burri ka ushtruar ndaj saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të ndalohet për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Nxënësi i shkollës në Koshtovë të Mitrovicës denoncon arsimtaren: Më goditi katër herë me shuplaka - e denoncon në Polici