Prishtinasi kërcënon të moshuarin në Emshir: Shpirtin kom me ta nxjerrë
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. E për këtë në shumë raste nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.
Një mesazh me përmbajtje kërcënuese që e mori, ka bërë që një i moshuar në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë të kërkojë ndihmën e Policisë.
Sinjali mëson se i 73-vjeçari ka deklaruar se nga i riu ka marrë mesazhe ofenduese dhe i njëjti e ka kërcënuar se do t’ia nxjerr shpirtin.
33-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është përballur me denoncimin ndaj tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.