Prishtina dhe Flamurtari përfitojnë shuma të majme nga transferimi i Zhegrovës

Transferimi i Edon Zhegrovës nga Lille te Juventusi për një shumë fikse prej 14.3 milionë eurosh (me bonuse shtesë deri në 3 milionë) nuk i gëzon vetëm francezët dhe italianët.

Sipas rregullores së FIFA-s për mekanizmin e solidaritetit, një pjesë e këtij transferimi do të shpërndahet edhe te klubet ku Zhegrova është formuar nga mosha 12 deri në 23 vjeç, mëson Kërlaçki.

Si ndahet solidariteti?

FIFA përcakton që 5% e tarifës së transferimit (në këtë rast 715 mijë euro) t’u shpërndahet klubeve ku lojtari është zhvilluar. Për çdo vit nga mosha 12–15 ndahet 0.25% e shumës, ndërsa nga mosha 16–23 ndahet 0.5% për vit.

Në rastin e Zhegrovës, kjo shumë ndahet mes 7 klubeve: Flamurtari, Prishtina, Standard Liège, Sint-Truiden, Genk, Basel dhe Lille.

Transferimi i Edon Zhegrovës nga Lille te Juventusi për shumën fikse prej 14.3 milionë eurosh (me mundësi bonusesh deri në 3 milionë) nuk i gëzon vetëm francezët dhe italianët. Një pjesë e këtij transaksioni shkon për klubet ku ai është formuar si futbollist, falë mekanizmit të solidaritetit të FIFA-s.

Çfarë është mekanizmi i solidaritetit?

FIFA përcakton që 5% e tarifës së transferimit ndahet mes klubeve ku lojtari është zhvilluar nga mosha 12 deri në 23 vjeç. Nga mosha 12–15: çdo sezon vlen 0.25% të tarifës. Nga mosha 16–23: çdo sezon vlen 0.5%. Nëse brenda një sezoni lojtari ka ndërruar klub, përqindja ndahet pro rata sipas datave të regjistrimit. Për Zhegrovën, kjo shumë është 715 mijë euro (5% e 14.3 milionëve), me mundësi që të shtohen edhe 150 mijë euro të tjera nëse realizohen bonuset.

Sa përfitojnë klubet?

Sipas analizës së periudhave të regjistrimit dhe huazimeve, nga shpërndarja, FC Prishtina për tre sezone të plota (moshat 13–15) do ti takojnë rreth 107.000 € dhe plus rreth 22,000 € nga bonuset. Flamurtari në të cilin klub Zhegrova ishte gjatë moshës 12-vjeçare (2011/12) mund t’i takojnë rreth 30,000 €, plus rreth 7,000 € nga bonuset.

Lexo edhe:  Publikohen fotot, çfarë po ndodh jashtë Big Brother me Andin e Gresën

Nga klubet tjera që do të përfitojnë nga ky transer janë edhe Basel me pjesën më të madhe mbi 200.000 euro, pastaj Genk dhe St.Trudien me mbi 100.000 euro.

Pesha e madhe për futbollin kosovar

Ky mekanizëm i FIFA-s sjell fitim për futbollin kosovar si mënyrë më adekuate për zhvillimin e futbollistëve vendor. Me mbi 100 mijë euro, Prishtina përforcon arkat e saj. Për Flamurtarin, me më shumë se 35 mijë euro, merr një ndihmë të çmuar duke qenë një klub me mjete modeste.

Ky rast tregon se ruajtja e dokumentacionit të lojtarëve dhe regjistrimet korrekte në FIFA TMS mund të sjellin dhjetëra mijëra euro për klubet vendore — një shembull se si investimi në të rinj shpërblen edhe pas shumë vitesh. /Kërlaçki.com