Prishet brenda tunelit treni i linjës Prishtinë- Pejë, rrëzikohen udhëtarët
Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Prishtinë-Pejë, ka pësur prishje. Treni ka mbetur brenda tunelit në Ujmir.
Gazeta Insajderi ka mësuar se udhëtarët janë detyruar të zbresin nga treni në tunel.
Sipas tyre, kjo ka qenë në rrezik për jetën pasi kushtet për të zbritur në tunel kanë qenë shumë të vështria.
Treni kishte pasur probleme teknike që nga nisja nga Prishtina, duke lënë kështu rreth 20 pasagjer në mes të rrugës.