Prishën miqësinë me njëri-tjetrin, por Romeo i thotë disa fjalë të mira për Meritonin
Një zarf i bardhë ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë më të ndjekur të momentit, Big Brother VIP Albania.
‘Vëllai i Madh’ i ka vendosur banorët përpara një sfide, ku të cilët duhet të shprehnin dashurinë për njëri-tjetrin.
Romeo Veshaj i ka thënë disa fjalë të mira për Meritonin, përkundër se kohëve të fundit kanë prishur miqësinë.
“Unë e besoj dhe e mendoj që je një baba i mirë, je një vëlla dhe një familjar i shkëlqyer dhe je një djalë i dashur”, iu drejtua ai.
Të njëjtit kanë qenë miq shumë të mirë, por gjatë rrugëtimit ndanë rrugët me njëri-tjetrin.
Ata madje hodhën edhe akuza, duke përmendur njerëz të tjerë nga jashtë këtij formati.
Sidoqoftë, në Big Brother çdo ditë ka situata e ngjarje të reja në mes të konkurrentëve.